Sindikata e RTK-së kërkon hetim për shpenzimet në mediumin publik

Sindikata e RTK-së kërkon hetim për shpenzimet në mediumin publik

Sindikata e Pavarur e Radio Televizionit të Kosovës ka reaguar të enjten për “mënyrën se si menaxhmenti për tash e sa kohë po e shpenzon buxhetin e RTK-së.

“Lidhja e kontratave me furnitorë  të jashtëm pa asnjë mbulesë financiare e ka zhytur Transmetuesin  Publik në borxhe të mëdha financiare, duke e bërë çdo ditë e më të veshtirë operimin e mëtutjeshem të tij”, thuhet në një komunikatë për media.

Kjo sindikatë ka përmendur nënshkrimin e një kontrate në vlerë prej 2841 eurosh me kompanionë Promedia për shfrytëzimin e pajisjeve teknike për nevoja programore të RKT-së, që sipas tyre, po e thellon edhe më shumë krizën e obligimeve financiare të RTK-së.

Ata thonë se kanë siguruar një përgjgije me shrkim Kryetarit të Bordit Ismet Bexheti, të dates 6 mars  2015 për koston e shfrytezimit të pajisjeve te jashtme teknike,  drejtuar  deputetëve të Komisionit Parlamentar për Media, ku ai thotë se çmimi për realizmin e një emisioni sillet diku nga 400 deri në 500 euro.

“Sindikata e Pavarur kërkon nga Kryetari i Bordit Ismet Bexheti që të deklarohet lidhur me mospërputhshmëri e deklaratës së tij dhe kontratës së nënshkruar.Nga  Komisioni Parlamentar Për Media, Sindikata kërkon hetimin  e këtij rasti./Insajderi.com