fbpx

Sindikata e RTK-së: Po manipulohet procesi i zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së

Sindikata e RTK-së: Po manipulohet procesi  i zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së, Fadil Hoxha, ka bërë të ditur se po hasen shqetësime në mënyrën se si po tentohet të zgjedhet drejtori gjeneral i RTK-së.

Ai po e cilëson zvarritjen e votimit si qëllim të rritjes së presionit ndaj anëtarëve të Bordit që të votojnë kundër bindjeve të tyre dhe  me përpjekje të manipulimit të procesit.

“SPRTK kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të angazhohen që RTK ta ketë një Bord të Pavarur, profesional dhe të pandikuar në punën e tyre”, ka thënë ai.

Po ashtu Sindikata fton anëtarët e Bordit të mos dorëzohen para presionit pasiqë deri tani gjysma e tyre janë në proces të rizgjedhjes.