Sindikata e Shëndetësisë anulon protestën të paralajmëruar për sot

Sindikata e Shëndetësisë anulon protestën të paralajmëruar për sot

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka anuluar protestën e paralajmëruar më 17 maj para Qeverisë së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga FSSHK-ja, në të cilin është paralajmëruar një konferencë për media për anulimin e kësaj proteste.

Federata e Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se ka anuluar protestën të cilën e kishin paralajmëruar të mbahej sot para Qeverisë së Kosovës.

“Kryetari i Federatës të Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës dr. Blerim Syla dhe Kryetari i Sindikatës së QKUK-së dr. Xhemail Selmani do të mbajnë konferencë për media me temën “Pezullimi i protestës dhe hapat e mëtutjeshëm”, thuhet në njoftim.

Ata janë duke protestuar me qëllim që të përmirësimit dhe rritjes së punëtorëve shëndetësor dhe shërbim më cilësor.

Lidhur për të njëjtat kërkesa mantel bardhët kishin protestuar edhe me 29 mars të këtij viti ku kishin protestuar për një orë.

Në këtë protestë një qytetar nga Mitrovica kishte kërkuar ndihmë për gruan e tij nga mjeku përkatësisht kryetari i Federatës së Sindikalistëve, Xhemajl Selmani, i cili përveç se kishte refuzuar të i jap ndihmë ai edhe kishte kërcënuar atë duke e kapur për fyti. /Insajderi.com