
Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës përmes një kumtese për media ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të shqyrtojnë me seriozitet më të madh kërkesat e dala nga takimi i përbashkët i shoqatave sindikaliste të punëtorëve.
Në takimin e përbashkët te shoqatave sindikale te punëtoreve te Trepçës dhe te stafit menaxhues të Trepçës të thirrur për implementimin e kërkesave të punëtoreve të Trepçës në Statutin e ndërmarrjes Trepça sh.a. dolën këto kërkesa sa vijon:
– Kërkohet që të bëhet ndryshim-plotësimi i Ligjit për Trepçën i cili shihet si pengesë për implementimin e kërkesave të parashtruara të punëtorëve të Trepçës.
– Draft Statuti i Trepça sh.a. i propozuar nga Bordi i Trepçës të kthehet në pikën zero.
– Të garantohet që kërkesat e parashtruara sociale të zgjidhen me ligj paralel me aprovimin e Statutit të Trepça sh.a.
– Fizibiliteti në të cilin është bazuar Ligji mbi Trepçën është i papranueshëm andaj kërkohet që të bëhet një fizibilitet në të cilin do të jenë të kyçur edhe ekspertët me eminentë të Trepçës dhe Kosovës, thuhet në kumtesën e sindikatës.