Sindikata e ushtrisë së Serbisë paraqet kallëzim penal kundër Vulinit

Sindikata e ushtrisë së Serbisë ka paraqitë sot kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Serbisë kundër ministrit të mbrojtjes së Serbisë Aleksandar Vulin të cilin e ka akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare me qëllim të qartë të pengojë dhe ndalojë punën e kësaj sindikate.

Sindikata e ushtrisë së Serbisë paraqet kallëzim penal kundër Vulinit

Duke pretenduar se ministri më 15 prill ka marrë aktvendim për heqjen e kompetencave të kësaj sindikate dhe se ka ndërmarrë veprimet tjera të palejuara për ta penguar dhe ndaluar punën e saj. Sindikata e ushtrisë së Serbisë e ka akuzuar Vulinin për vepër penale “pengim i veprimit politik, sindikal dhe bashkim tjetër”.

Sindikata ka vlerësuar se “Vulini është ministri më i keq në histori të ushtrisë së Serbisë, dhe se me veprimet e tij prej diletanti dhe me sjellje kriminale nëpër afera të ndryshme të papara, në periudhën e mandatit të tij, ka shkaktuar dëm të pariparueshëm “autoritetet të ushtrisë serbe” në vend dhe jashtë vendit, si dhe Qeverisë së Serbisë, anëtar i të cilës është, dhe presidentit të Serbisë i cili sipas Kushtetutës është në krye të ushtrisë”./Insajderi.com.