Sipas Mario Dedivanovic, në çantë ju duhen vetëm këto pesë produkte grimi

Sipas Mario Dedivanovic, në çantë ju duhen vetëm këto pesë produkte grimi

Kur Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe Katy Perry kanë nevojë të duken si gjysmë perëndi për një event a kopertinë, telefonojnë njerëz si Mario Dedivanovic për grimin. Për fatin tonë të mirë, Mario ndau me botën pesë produkte grimi që çdokush duhet të ketë në çantë. Me kaq pak gjëra, sipas tij, mund të grimohemi me sukses.

1. Fondatinë

Mario preferon No7 Lift & Luminate Triple Action Serum Foundation sepse duket mirë në të gjitha llojet e lëkurave, është hidratues, ka faktor mbrojtës dhe nuk zbehet me kalimin e orëve.

2. Larës

“Më pëlqen shumë ky larës sepse pastron papastërtitë dhe grimin me butësi. Si dhe, nuk e than lëkurën,” thotë Mario për Philosophy Purity Made Simple One-Step Facial Cleanser. Ky larës pastron në thellësi të poreve dhe largon pluhurin, yndyrën dhe grimin, teksa hidraton lëkurën me ekstrakte natyrale.

3. Pudër fiksuese

Pudra fiksuese është me rëndësi jetësore sepse mban fondatinën në vend gjatë ditës. Sigurisht, grimieri rekomandon Laura Mercier Translucent Loose Setting Powder, “që është perfekte për gjithë llojet e lëkurave,” pasi thith yndyrën, pakëson shkëlqimin dhe nuk e ngarkon look-un.

4. Kthyese qerpikësh

Nëse edhe ju e neglizhoni kthimin e qerpikëve, Mario ju informon se “është një hap shumë i rëndësishëm, që hap syrin dhe e bën të duket më i gjallë.” Ai rekomandon Surratt Beauty Relevee Lash Curler, që e përqafon fiks aty ku duhet qerpikun.

5. Rimel

Për fat të mirë, ky rimel kushton pak dhe sipas mendimit të grimierit, bën të njëjtën punë me rimelët e shtrenjtë. Mario zgjodhi L’Oreal Waterproof Voluminous Carbon Black Mascara.