Sipas mediave serbe, këto janë tri masat e reja që Kosova do t’i marrë kundër Serbisë

Tri masa të reja do t’i marrë Kosova kundër Serbisë. Kjo gjithnjë sipas raportimeve të mediave nga Beogradi gjatë ditës së sotme.

Gazeta serbe “Telegraf” shkruan se njëri nga vendimet do të jetë edhe ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë, transmeton Insajderi.

Kurse masë tjetër do të jetë edhe ndalimi i hyrjes së automjeteve me targa të Serbisë në Kosovë.

“Prishtina po përgatit masa të reja kundër serbëve. Heqja e sistemit të pagesave në veri të Kosovës, ndalimin e hyrjes së ministrave dhe zyrtarëve serbë, dhe ndalimi i hyrjes së automjeteve me targa të Serbisë”, shkruajnë mediat serbe.

Një mundësi për masa tjera e kishte lënë të hapur edhe kryeministri Haradinaj. /Insajderi.com