Sipas OBSh, javën e kaluar kishte rekord infektimesh, por më pak vdekje

Sipas OBSh, javën e kaluar kishte rekord infektimesh, por më pak vdekje

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, javën e kaluar, nga 14 deri më 20 shtator, janë regjistruar mbi dy milionë raste të reja infektimesh, 5% më shumë se javën e mëparshme, ndërsa numri i personave të vdekur ka rënë për 10%, raporton Top Chanel, transmeton Insajderi.

Të gjitha kontinentet e botës kanë rritje të rasteve, me përjashtim të Afrikës. Në mbarë botën, deri tani janë regjistruar mbi 30.6 milionë raste dhe regjistruara mbi 950.000 vdekje. /Insajderi.com