Sipas psikologëve prindërit narcistik nuk janë të aftë të duan fëmijët e tyre

Sipas psikologëve prindërit narcistik nuk janë të aftë të duan fëmijët e tyre

Dashuria prindërore është jetike për zhvillim e shëndetshëm të një fëmije, por sipas një studimi të publikuar në Iheartinteligence.com, narcisistët janë të paaftë të duan të tjerët, madje as fëmjët e tyre.

Prindërit e zakonshëm instiktivisht mbrojnë fëmijët dhe inkurajojnë rritjen e tyre. Në anën tjetër prindërit narcistik tentojnë tentojnë ta shohin fëmijën e tyre si mjet ose trofe, ata janë vetëm një tjetër version i vetes së tyre.

Fëmijët e prindërve narcistik rriten pa pasur njesinë e vërtetë të vetes së tyre. Përderisa shumica e fëmijëve të tjerë kanë një mundësi të intimitetit, të hapësirës private, prindi narcistik i jep vetes të drejtë të kontrollojë telefonin, dhomën apo çkado që konsiderohet privatësi.

Fëmijët e tillë mësohen të kënaqin të tjerët sa nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë i kënaq ata. T’i bësh prindërit e lumtur bëhet detyra e tyre dhe kushti për të pasur marrëdhënie të mira në familje.

Kur fëmijët fillojnë të rriten, tregojnë më shumë guxim dhe vetëbesim, fillojnë të vënë në pyetje autoritetin prindëror, çka është shumë natyrale. Por prindërit narcistik nuk i lënë fëmijët të përjetojnë fëmijërinë e as të rriten.

Ata që janë të rritur prej prindërive të tillë, i tmerron fakti se kur të rriten mund të ju ngjajnë. Fëmijët e narcisistëve tendencën e tyrë për t’i kënaqur prindërit, e vazhdojnë më vonë në jetë, duke tentuar ta zëvendësojnë me partnerin apo miqtë.

E vetmja mënyrë për të shpetuar prej marrëdhënieve të tilla është të ndërprehen lidhjet dhe të mos kontakt. Kjo tingëllon shumë rëndë, por fëmijët e tillë janë të prirur të kthehen në situatat e njejta, ndërsa prindërit nuk do të ndryshojnë kurrë.