Sir Alex Ferguson e fal Jurgen Klopp pas telefonatës së tij në ora 03:30 të mëngjesit(VIDEO)

Sir Alex Ferguson e fal Jurgen Klopp pas telefonatës së tij në ora 03:30 të mëngjesit(VIDEO)

Jurgen Klopp i është gëzuar tej mase fitimit të titullit kampionë në Premier Ligë, me skuadrën e tij Liverpool, pas 30 viteve dështimeve të një pas njëshme për ta fituar këtë titull.

“E fal Jugen Klopp që më ka telefonuar në ora 03:30 pas mesnate për të më treguar se Liverpool e ka fituar titullin. Faleminderit. Gjithsesi e keni merituar” tha Sir Alex Ferguson, transmeton Insajderi.

Klopp e arriti këtë titull, në vitin e tij të katërt me ekipin nga Anfield dhe si një njeri emocional e temperament, nuk ka arritur të përmbahet duke festuar.

Kujtojmë se Sir Alex Ferguson ishte takuar me Klopp, pak para se te pensionohej, për ti kërkuar që ai të bëhet pasues i tij, por Klopp kishte refuzuar pasi në atë kohë ishte në mes të një prjekti të madh me ekipin e Dortmund.

Jurgen Klopp nuk heziton asnjëherë që të shpreh admirimin e madh që e ka për Ferguson, madje ai kishte deklaruar se Slex Ferguson është papa i futbollit./Insajderi.com.