“Sistemi i këtij futbolli ta shpif – më mirë të dalim të zhveshur”

“Sistemi i këtij futbolli ta shpif – më mirë të dalim të zhveshur”

Dy ekipe në Gjermani, kanë lënë në shtëpitë e tyre të gjitha pajisjet sportive, përveç këpucëve të futbollit si dhe çorapeve, duke dalur të zhveshur në fushë për të protestuar ndaj futbollit modern dhe ndikimit të marketingut në të.

Organizatori i këtij takimi, ishte artisti gjerman, Gerrit Starczewski.
“Unë dua të protestoj kështu i zhveshur, ndaj humbjes së natyralitetit të futbollit, nga ndikimi i mediave sociale si dhe marketingut”, tha artisti gjerman, raporton BBC, transmeton Insajderi.

“Dua të protestoj ndaj ndaj atyre që tentojnë të na paraqesin këto dukuri si të bukura”, përfundoi Gerrit Starczewski.

Lojtarët në këtë takim, kishin shkruar me dorë të lirë numrat e tyre në shpinë, duke protestuar ndaj fanellave moderne të futbollit, të cilat janë të mbushura me sponsorë e gjërat të tilla./Insajderi.com.