“Situata është serioze”, kjo është thirrja e Leonora Jakupit për qytetarët

“Situata është serioze”, kjo është thirrja e Leonora Jakupit për qytetarët

Fytyrat publike, të cilët kanë ndjekës të shumtë në rrjete sociale, po përcjellin shumë mesazhe këto ditë.

Mesazhet sensibilizuese të tyre, kanë për qëllim që të vetëdijësojnë qytetarët, në mënyrë që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi.

Një prej tyre është Leonora Jakupi, e cila ka bërë një sërë postimesh që lidhen me koronavirusin.

Së fundi, ajo bëri apel tek të gjithë qytetarët që të kenë durim dhe të qëndrojnë brenda, ngase situata është serioze.

“Situata eshte serioze, rrini ne shtepi! Per te miren e juaj…”, shkruan Leonora.

Për ndryshe, deri tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 22.