Situata kohët e fundit në kampin e Federatës së futbollit të Kosovës nuk është aspak e mirë.
Në fillim skuadra e Dukagjinit, e tash edhe përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani kanë dal në mbështetje të kryetarit Agim Ademi dhe Komitetit Ekzekutiv të FFK-së.
Gjithë kjo situatë është krijuar pas një komunikate të FFK-së ku thuhej se disa grupacione që nuk ia duan të mirë futbollit po mbledhin nënshkrime në kërkim të organizimit të Kuvendit Zgjedhor me synim për ta larguar nga posti i FFK-së, Agim Ademi. Më shumë në Insport.