Situata pranë kolapsit në Belgjikë: U kërkohet të dalin në punë edhe mjekëve të infektuar me COVID-19

Shefi i Asociacionit të Mjekëve Belgë, i ka thënë BBC-së, se nuk po kanë zgjedhje tjera, ndryshe kolapson krejt sistemi shëndetësor.

Situata pranë kolapsit në Belgjikë: U kërkohet të dalin në punë edhe mjekëve të infektuar me COVID-19

Doktorëve në qytetin belg të Lieges u është kërkuar që të vazhdojnë të punojnë edhe pasi janë infektuar me COVID-19, pas shtimit të madh të rasteve ditëve të fundit, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Gati një e katërta e stafit mjekësor kanë raportuar se janë infektuar me COVID-19.

Tani 10 spitale kanë bërë kërkesë që stafi që është i infektuar, por që nuk kanë simptoma, të kthehen e të punojnë, përkundër se janë të infektuar.

Shefi i Asociacionit të Mjekëve Belgë, i ka thënë BBC-së, se nuk po kanë zgjedhje tjera, ndryshe kolapson krejt sistemi shëndetësor.

Megjithatë, mjeku Philippe Devos, e pranon se ekziston rrezik i madh që virusi të bartet te pacientët.