Situatë dramatike, nxënësi sulmon mësuesin e moshuar, e gjithë klasa ngritet për ta mbrojtur

Situatë dramatike, nxënësi sulmon mësuesin e moshuar, e gjithë klasa ngritet për ta mbrojtur

Është bërë virale një video në internet, që shfaq sulmin ndaj mësuesit të moshuar, nga një nxënës agresiv, në një shkollë në Rusi.

Një mësues u sulmua nga një nxënës i padisiplinuar i cili nuk pranoi t’i bindet urdhërit për t’i larguar kufjet.

Skena e papritur, tregon reagimin e mësuesit ndaj nxënësit, e që ky i fudnit reagoi në mënyrë të dhunshme, andaj e gjithë klasa u detyruan ta largonin jashtë.

“Unë ju thashë që t’i largoni kufjet,” urdhëroi mësuesi në Neryungri, një qytet në Rusinë veri-lindore.

Por, studenti e injoroi, andaj e detyroi t’ia tërhiqte me forcë.

Reagimi i tij ishte i dhunshëm, u ngirt në këmbë për t’u përballur me mësuesin e moshuar.

Thuhet se bërtiti “’Ju jeni një b ******’ në drejtim të profesorit, duke e grushtuar atë.

Por, e gjithë klasa reaguan në mbrojtje të mësuesit të tyre, duke ndëshkuar shokun e klasë për mungesë respekti.

Njëri prej tyre, në gjuhën ruse u shprehë: “Ai duhet të largohet menjëherë prej këtu”.

Raportohet se, mësuesi refuzoi të paraqiste ankesë në polici./Insajder.com