Situatë e brishtë e pandemisë në Kosovë

Shumë raste janë raportuar pozitiv me COVID-19 në tri javët e fundit.

Situatë e brishtë e pandemisë në Kosovë

Në mbrëmje e së martës, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë më inspektorët dolën nëpër kafetë e Prishtinës për të shikuar sa po zbatohen udhëzimet shëndetësore kundër përhapjes së coronavirusit.

79 raste u raportuan pozitiv në 24 orëshin e fundit për të vazhduar rritja e numrit në total dhe rasteve aktive, në të njëjtën kohë nevoja për hospitalizim po shtohet çdo ditë.

Në këto rrethana situata është e brishtë (siç) e ka quajtur kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Instituti Kombëtar Kombëtar i Shëndetit Publik po apelon vazhdimisht për kujdes të shtuar, për këtë Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK kanë krijuar një manual me udhëzime mbrojtëse.

Në muajin mars ishtin paraqitur rastet e para me coronavirus në Kosovë, atëherë vendi kishte hyrë në një izolim për të ndikuar negativisht në ekonominë kombëtare.

Por, që nga lehtësimi masave në tri faza çdo ditë e më shumë po rritet numri i të infektuarëve me coronavirus. /Insajderi.com/