S’ka ende gëzim për Lampardin – Chelsea ndalet nga Leicesteri në “Stamford Bridge”

S’ka ende gëzim për Lampardin – Chelsea ndalet nga Leicesteri në “Stamford Bridge”

Chelsea nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një barazim me Leicesterin në Premier Ligë.

Pas dështimit në xhiron e parë, kur ‘Blutë’ u mposhtën 4:0 nga Manchester Unitedi, dhe humbjes në SuperKupën e Evropës ndaj Liverpoolit në mesjavë, Chelsea u ndal në barazim 1:1 në shtëpi në xhiron e dytë të sezonit të ri.

Mason Mount kaloi Chelsean në epërsi në pjesën e parë, ndërsa Wilfried Ndidi barazoi gjithçka në pjesën e dytë.

Chelsea me vetëm 1 pikë pas dy xhirove, momentalisht mban vendin e 15-të e në tabelë.