S’ka kuorum për parandalim të dhunës në familje, përfundon seanca

S’ka kuorum për parandalim të dhunës në familje, përfundon seanca

Ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, por pa u votuar rezoluta që do kërkonte nga qeveria angazhim më të madh të mekanizmave shtetërorë për parandalimin e dhunës në familje, njofton Insajderi.

Meqë në sallë gjendeshin vetëm 58 deputetë, nuk kishte mundësi për vendimmarrje.

Mes kërkesave të deputetëve ishte që “Qeveria e Kosovës të marrë parasysh të gjitha rekomandimet e kaluara të Kuvendit dhe t’i përfshijë ato në ligjin e ri për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhunën në baza gjinore, i cili është në fazën e hartimit”./Insajderi.com