S’ka më “vendose maskën policia”, njësitet me rroba civile do të gjobisin qytetarët

S’ka më “vendose maskën policia”, njësitet me rroba civile do të gjobisin qytetarët

Policia e Kosovës njoftoi të martën se sipas planit operacional për parandalimin e COVID-19, ka angazhuar në terren zyrtarë policorë në rroba civile, të cilët do të operojnë në nivel vendi.

“Të njëjtit do të kujdesen për zbatimin dhe respektimin e masave, përfshirë përdorimin e maskave nga ana e qytetarëve, respektimin e masës për vetë-izolimi të personave që nënshkruajnë deklaratën nën betim për vetë-izolim si dhe do të jenë prezent në ambiente më shumë të frekuentuara”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndryshe, për shkak të rritjes së numrit të të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat për kontrollin dhe parandalimin e Coronavirusit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 30 gushti dhe vlejnë deri më 13 shtator./Insajderi.com