S’kalon projektligji për vlerat e UÇK-së

S’kalon projektligji për vlerat e UÇK-së

Nuk kishte korum të mjaftueshëm që të kalojë projektligji për Mbrojten e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vetëm 37 deputetë morën pjesë në votim, njofton Insajderi.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë rezervat e tyre, këto dy subjekte politike kanë kundërshtuar disa pika të këtij projektligji.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë dhënë përkrahje këtij projektligji, duke e cilësuar si “cenim i lirisë së shprehjes”. /Insajderi.com