Skandali i Flora Brovines shfrytëzohet nga të gjithë, deklarohet i shokuar edhe deputeti që dyshohet për përfitime të mëdha

Skandali i Flora Brovines shfrytëzohet nga të gjithë, deklarohet i shokuar edhe deputeti që dyshohet për përfitime të mëdha

Deputeti i PDK’së, Nait Hasani në një prononcim për Periskopin e ka quajtur ‘shokuese’ publikimin e fotografive nga ana e koleges së tij, deputetes Flora Borvina.

Aty shihen pamje teksa tre ushtarë serbë dhunojnë seksualisht një grua shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë, si dhe një vajzë 7 -vjeçe, siç prertendon Brovina, kishte vdekur si pasojë e dhunimit.

Deputetit Nait Hasani i duket shokuese krejt kjo skenë, pa dashur të hyjë në komentime më të thella.

‘Për mua është shokuese, kaq’, është përgjigjur Hasani për Periskopin.

Flora Brovina dje teksa po mbahej seanca rreth rezolutës për gjenocidin serb në Kosovë, shpalosi para gazetarëve një fotografi të rëndë, ku sipas saj një grua shqiptare 35-vjeçe ishte dhunuar seksualisht nga tre kriminelë serbë, në prani të familjarëve të saj.

Ajo nuk u ndal me kaq. Para deputetëve në Kuvend, shfaqi edhe një fotografi të një 7-vjeçareje, që sipas saj kishte vdekur gjatë dhunimit.

Ky veprim i Brovinës u kritika ashpër nga të gjithë. Familjarët e viktimave të luftës kërkuan heqjen e menjëhershme të fotografive.

Madje mediat gjetën të njëjtën fotografi të dhunimit në një faqe pornografike, ku sipas tyre,  aty figurojnë ushtarët amerikanë duke dhunuar një grua irakiane. Megjithatë, Brovina ka nguluar këmbë se fotografitë janë të vërteta, duke thënë se i posedon që nga viti 2003. Kjo e fundit sot është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale.

Në një deklarim për media, Brovina tregon se i erdhi në dorë fotografia.

“Me guxim e kam përdorur sepse shumica e dhunimeve në Kosovë kanë pasur pozita të ngjashme, identike.  Prandaj nuk kam besu se ky dokument mund të jetë diçka që nuk është i saktë. Saktësinë e tij do ta vërtetojnë organet e shtetit.  Unë do t’u përgjigjem në çdo rast. Në vitin 2003, që nga viti 2003 këtë dokument e ruaj mes shumë dokumentesh tjera. Pas kaq kohësh të quhet dokument i falsifikuar, më vjen shumë keq. Nëse e kam prej vitit 2003 nuk më ka shku mendja. Më është thënë se ngjarja ka ndodhur në Dukagjin.  Personi në fjalë ka qenë aktivisit i Këshillit të Drejtave të Njeriut. Nënkryetarja e Komisionit ka qenë Mevlude Saraçi, kolege e imja, që kemi bë shumë punë për zbulimin.Në këtë rast ajo ma ka pru zarfën dhe më ka thënë se kjo grua është 35 vjeçare dhe tani është 50 vjeç”, ka thënë Brovina.

Organet e shtetit janë duke u marrë me këtë rast.