fbpx

Skandali i Ramës në Prishtinë- me syze dhe këmbën mbi këmbë gjatë fjalimit të Clinton

Skandali i Ramës në Prishtinë- me syze dhe këmbën mbi këmbë gjatë fjalimit të Clinton

Kur ish-presidenti amerikan, Bill Clinton kreu fjalimin e tij në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, u nis drejt vendit afër së cilit të gjithë liderët e prisnin në këmbë.

Por, ajo që u vu re ishte injorimi total që ish-presidenti i SHBA-së i bëri Edi Ramës, duke mos i dhënë dorën pas fjalimit të tij.

E kjo mund të ketë qenë edhe shkaku i gjuhës së trupit të kryeministrit shqiptar dhe dukjes së tij.

Për të treguar se ai ishte i irrituar me injorimin e tij, Edi Rama për asnjë moment gjatë gjithë ceremonisë nuk i ka hequr syzet e diellit dhe ka qëndruar këmbë për mbi këmbë ndërsa ish Presidenti i SHBA-së Bill Klinton mbante fjalimin e tij historik në mes të Prishtinës.

Por skandali i sjelljes së Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë nuk mbaruar me kaq.

Ajo që vihet re një ditë pas ceremonisë në Prishtinë është fakti se shefi i qeverisë shqiptare nuk ka bërë asnjë postim sa i takon ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, duke treguar qartë se mllefin e tij për poshtërimin pa ngushëllim ndaj tekave të tij për tu shfaqur ‘lider global’ në Prishtinë.