Skandali që rrezikon të shkarkojë ministrin e shëndetësisë – shtatë bebe vdesin brenda natës në një spital në Zimbabve

Skandali që rrezikon të shkarkojë ministrin e shëndetësisë – shtatë bebe vdesin brenda natës në një spital në Zimbabve

Shtatë foshnja të sapolindura kanë vdekur në spitalin Harare Central në Zimbabve në mbrëmjen e të hënes.

Një nga doktorët e këtij spitali tha se gjendja “ka arritur në majën e ajsbergut” sidomos në repartin e  maternitetit, ku si janë duke munguar mjetet mbrojtëse si pasojë e krizës me Covid-19, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Mes të tjerash thuhet se kontrata multi milion dollarëshe janë nënshkruar për të blerë materiale, çmimet e të cilave janë fryrë dhe ministri i shëndetësisë rrezikon të shkarkohet.

Një përgjigje e ministrisë ndaj ankesave të doktorëve të cilët ankohen për gjendjen në spital dhe kërkojnë veprime të shpejta është zbuluar dhe në të thuhet se nuk ka mjete për të financuar.

Vdekjet në spitalin Harare janë publikuar nga Dr Peter Magombeyi i cili shkroi në Twitter: “Neve na është vjedhur e ardhmja, përfshirë bebet e palindura. Ju lutem ndaloni grabitjet.”

Dy doktorë të cilët e njohin direkt situatën kanë konfirmuar për BBC-në se të hënën janë lindur tetë fëmijë përmes operacionit Cesarian, ndërsa shtatë prej tyre kanë vdekur, të gjithë foshnja.

 

“Intervenimi ishte shumë i vonë,” tha njëri nga doktorët i cili nuk ka leje për të dhënë emrin.

Kjo kishte ndodhur sepse nuk kishte staf të mjaftueshëm mjekësor.

“Këto nuk janë raste speciale. Këto gjëra ndodhin shumë shpesh dhe nuk mund të bëjmë asgjë, pos të i shohim duke vdekur. Kjo është torturë për familjet dhe për doktorët e rinjë,” tha një doktor tjetër.

E gjithë kjo ndodh për shkak se spitalit i është reduktuar numri i stafit dhe i barnave që përdoren për të trajtuar epilepsinë dhe hemorragjitë që shkaktohen gjatë lindjes./Insajderi.com