Skandali seksual i Meg Ryan me Russell Crowe që i shkatërroi martesën me Dennis Quaid

Skandali seksual i Meg Ryan me Russell Crowe që i shkatërroi martesën me Dennis Quaid

Meg Ryam kishte një imazh shumë të pastërt, duke ju falenderuar roleve që luante nëpër filma.

Por reputacioni saj mori një goditje të rëndë kur ajo tradhëtoi burrin e saj Dennis Quaid me Russell Crowe.

Meg dhe Denis u martuan në 1991 dhe kanë një djalë të quajtur Jack. Ata dukej që e kishin martesën e përsosur deri sa në jetën e Meg hyri Russell Crowe.

Meg e takoi Russell në setin e filmit 2000 dhe ata menjëherë patën kimi. Ajo u nda shumë shpejt nga burri i saj duke shkaktuar një skandal.

Afera u bë shumë e madhe dhe nga frika që dikush do t’a pyeste për të, Meg nuk u paraqit në konferencë për media. Regjisori i filmit Taylor Hackford i la fajin kësaj afere që filmi dështoi.

Meg tha se në fillim ishte ndjerë e turpëruar mirëpo pastaj filloi t’a marrë me humor.

“Ka gjëra që i frikësojnë njerëzit, si cenzura publike apo kundërshtimi, mirëpo këto nuk kanë asnjë vlerë nëse e njihni veten”.

Lidhja e saj me Russell zgjati vetem disa muaj. Burime të afërta me ta, thanë se gjërat po ecnin shumë shpejt për Meg, përderisa Russell dëshironte të kishte fëmijë me të dhe të martohej.

Në vitin 2008 Meg u rrëfye në një intervistë për problemet e saj me të dyja lidhjet.

“Unë ndjehesha lëmsh. Është e vërtetë që e lëndova. Mirëpo martesa jone nuk ishte ashtu si dukej. Dennis më ka tradhëtuar për një kohë të gjatë dhe ishte e dhimbshme”./Insajderi.com