Skandali seksual në medresenë “Alaudin” – Olluri habitet se si Prokuroria nuk ka filluar ende hetimet

Skandali seksual në medresenë “Alaudin” – Olluri habitet se si Prokuroria nuk ka filluar ende hetimet

Bedri Bytqi, nga partia Fjala e Gëzim Kelmendit, ka mbrojtur me ngulm Bashkësinë Islame të Kosovës, duke i quajtur deklarimet e teologut Bajrami, thotë se janë shpifje që po bëhen në prag të zgjedhjeve në BIK.

Në anën tjetër qëndrim krejtësisht tjetër ka pasur drejtori ekzekutiv i Insajderit, Parim Olluri i cili ka shprehur habinë se si prokuroria nuk ka filluar ende hetimet për “skandalin në medresenë ‘Alaudin’”

“Po është e vërtet që i kemi të dëgjuar dhe jemi shokuar,  jo nga ato që u thanë, por nga ai që i tha. Të ngritësh akuza në një moment kur në BIK po bëhen zgjedhjet, mendoj se një gjë e tillë po bëhet për të kompromituar institucionin e BIK-ut”.

“Përderisa nuk ka asgjë nga prokuroria nuk mund të themi se ato janë të vërteta. Pse ai ka zgjedhur që në prag të zgjedhjeve në BIK, ti bëjë publike ato gjëra. Janë shpifje dhe akuza të pabaza, përderisa nuk kemi diçka nga Prokuroria. Gjithçka është tendencioze, për ta përdhorus BIK-un”, është shprehur Bytyqi.

Bytyqi madje thotë që ka kaluar një periudhë e gjatë kohore, dhe se konstatime të tilla nuk mund të vërtetohen.

Gazetari Parim Olluri thotë se ndjehet i çuditur me Prokurorinë e Kosovës, se si nuk ka marrë asnjë hap për të hetuar deklarimet e bërë dje nga teologu Emin Behrami.

“Shumë më shqetësuese se ato që ndodhen dje, është fakti që Prokuroria nuk ndërhynë dhe nuk fillon hetimet përnjëherë. Një vepër e tillë është e profilit të lartë. Prokuroria do të duhej të fillonte hetimet menjëherë dhe të merrte në pyetje teologun Emin Behrami”.

“ Do të duhet që ose të akuzohet për shpifje teologu Emin Behrami ose të fillohen hetimet për profesorët që dyshohet se i kanë bërë ato gjëra. Sot është dashur të reagonte edhe ministri i Arsimit dhe Inspektorati i Arsimit”, ka thënë Olluri.