Skandaloze: Deputeti i kuvendit të Kosovës emërohet anëtar i strukturave paralele serbe

Skandaloze: Deputeti i kuvendit të Kosovës emërohet anëtar i strukturave paralele serbe

Derisa Kosova dhe Serbia po përpiqen të ulen në tavolinë të bisedimeve, Beogradi vazhdon konsolidimin e strukturave paralele. Qeveria e Beogradit më 27 shkurt 2020 ka emëruar Branislav Nikoliqin, anëtar të Organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky emërim ka ardhë më anë të një vendimi të lëshuar nga Qeveria e Serbisë.

“Vendimi mbi arsimin e Organeve të Përkohshme në komunat e territorit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë. Qeveria merr vendim për shkarimin e anëtarit të organit të Përkohshëm të Komunës së Shtërpcës, ku shkarkohet Mirosllav Gjorgjeviq nga detyra dhe emërohet Branislav Nokoliq anëtar i këtij organi”, thuhet në këtë dokument të siguruar nga Gazeta Insajderi.

Branislav Nikoliq, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme të cilat ia kanë siguruar një ulëse në Kuvendit e Kosovës. Kësisoj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Branislav Nikoliq, më parë ishte edhe këshilltar i presidenti Hashim Thaçi.

Ai kishte punuar si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi që nga viti 2016. Të njëjtin, para se të emëronte si këshilltar të tij, Thaçi e pati emëruar si anëtar të bordit në postë. Mirëpo më pas, Thaçi kishte marr vendim që ta shkarkojë Nikoliqin, pasi që dyshohet se ishte pjesë e BIA-s.  Para dhjetë vjetësh, Branislav Nikoliq si agjent i shërbimit sekret serb dhe punonte kundër UÇK-së. Kujtojmë se Branislav Nikoliq është edhe vëllai i kryetarit të Komunës së Shtërpcës Bratislav Nikoliqit, ku ky i fundit është edhe mik i presidentit Thaçi, i cili kishte ndikuar tek presidenti për punësimin e vëllait të tij si këshilltar./ Insajderi.com

Lexo edhe:

Skandaloze: “Agjenti i BIA-s” që ofroi para për dëshmi kundër UÇK-së, merr pagë mujore pa punuar fare

Ish-këshilltari i Thaçit, i dyshuar se ishte agjent i BIA-s – Bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Thaçi mban afër vetes dy ish-kryespiunët, ndërsa arsyetohet se nuk e dinte për agjentin e BIA-s