Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina” do të marrë pamje të re brenda pak ditëve.
Kjo, pasi aty kanë filluar punimet për ta fasaduar pjesën e jashtme të katit të parë të objektit të këtij Fakulteti, i cili është i bërë me gurë.
Mbulimi i gurëve me stiropor, ka ngjallur reagime të ashpra tek qytetarët, të cilët e kanë vlerësuar si të shëmtuar këtë veprim, pasi ia humb origjinalitetin Fakultetit të Arteve.
“Fakulteti i arteve ma ne fund po i mbulon keto mure me gurë te “shëmtuar” me stiropoLL qe ta “knaqë” …Oooo Kuku për neve breee”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Milot Sejdiu, i cili ka publikuar edhe disa foto. /Insajderi.com
Shiko edhe: