Skandaloze: Kryetarja e një qyteze angleze thotë se Johnson-i e ka merituar koronavirusin

Skandaloze: Kryetarja e një qyteze angleze thotë se Johnson-i e ka merituar koronavirusin

Sheila Oakes, e cila është kryetare e qytezës Heanor në rajonin Derbyshire, ka bërë koment skandaloz në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili po vuan nga koronavirusi dhe ndodhet nën kujdes intensiv.

Kryetarja Oakes është pjesë e Partisë Laburiste në opozitë. Ajo nuk ishte e vetmja që bëri komente të tmerrshme kundër kryeministrit të sëmurë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Në një postim në Facebook ku bëhej thirrje që njerëzit të luten për të gjithë mjekët dhe infermierët gjatë përballjes së tyre me koronavirus, Oakes komentoi: “Më falni, ai e meriton plotësisht këtë dhe ai është njëri ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë.”

Megjithatë, ajo më vonë kërkoi falje për komentin e bërë dhe e pranoi se ka gabuar në këtë rast.

Një zyrtar i Partisë Labursite tha se partia do ta hetojë sjelljen e zonjës Oakes. “Kjo sjellje është tërësisht e papranueshme dhe nuk ka të bëjë me Partinë Laburiste”, tha Chris Emmas-Williams.

Ofendime për kryeministrin Johnson pati edhe në Tëitter nga disa persona, të cilët përdorën edhe shprehje banale.