Skandaloze | Si u fut në burg letërnjoftimi fals i Millosheviqit dhe Policia nuk e gjen rastin në të dhënat e veta

Skandaloze | Si u fut në burg letërnjoftimi fals i Millosheviqit dhe Policia nuk e gjen rastin në të dhënat e veta

Mario Millosheviq gjatë qëndrimit  në burgun e sigurisë së lartë në Kosovë  edhe së paku një incident, ku u përfshi në rrahje. Por edhe një incident tjetër që institucionet e sigurisë nuk kanë arritur ende ta sqarojnë deri në fund.

Kur ai u arrestua u gjenden më shumë se sa një dokument i falsifikuar identiteti. Ishte edhe një letërnjoftim kroat. Për çudi, pasi që ai ra në burg, në një kontroll të zhvilluar gjatë një vizite tek ai më 26 korrik 2018, në gjërat e tij personale, u gjend edhe ky letërnjoftim kroat. “Nuk e di se si ka përfunduar ai në patiket e mia”, u kishte thënë hetuesve Millosheviqi. Pos letërnjoftimit kroat, në këtë ditë në gjërat e tij personale u kap edhe një peshore për peshim të gjërave të vogla, që rëndom përdoret edhe nga dilerët e drogës për ta ndarë sasinë e madhe për shpërndarje në qese të vogla.

Për çudi, në atë rast gardianët kapën edhe tableta “Kamagra Sildenafil” 100 milogramshe, që janë në fakt lloj i viagrës- ilaçe për rritje të potencës seksuale tek meshkujt.

Derisa këtë incident dhe personat që i sillën këto gjëra te Mario Millosheviq i ka denoncuar Shërbimi Korrektues i Kosovës në Polici, ky institucion as pas disa ditë pritjesh, nuk ka mundur të konfirmojë se si është regjistruar ky rast në bazën e të dhënave të tyre. Në Prokurori kanë konfirmuar për InDoks se rasti në fjalë nuk ka shkuar tek ta nga Policia. Praktikisht, ende nuk dihet se kush do të ndiqet penalisht për futjen e këtyre gjërave tek Mario Millosheviqi.

Avokati i Mario Millosheviq, Arsim Bilalli ka refuzuar që të intervistohet për këtë dokumentar, siç kanë refuzuar edhe disa nga avokatët e të dënuarve të tjerë të kontaktuar nga InDoks.