Skandaloze: Të papunët e Lipjanit targetohen për vota në këtë formë të ulët nga firma e Pacollit

Skandaloze: Të papunët e Lipjanit targetohen për vota në këtë formë të ulët nga firma e Pacollit

Një konkurs me gjithsej 105 vende të lira të punës është hapur nga kompania “Oriental Mushrooms”, në kuadër të kompanisë “Mabco Constructions” e cila drejtohet nga Behgjet Pacolli, njëherësh edhe kryetar i AKR-së, shkruan Gazeta Insajderi.

Ndonëse kjo kompani që gjendet me lokacion në Banullë të Lipjanit, nuk ka leje ndërtimore të disa objekteve shtesë nga Komuna e Lipjanit mirëpo në  konkursin e shpallur në këtë muaj, thuhet se është në prag të fillimit të prodhimit të kërpurdhave “Eryngii”.

Hapja e këtij konkursi është duke u kritikuar nga Komuna e Lipjanit pasi që sipas tyre thuhet se kjo është bërë me qëllim në këtë kohë zgjedhjesh.

Video: 

Në reagimin e komunës thuhet se kompania e Behgjet Pacollit, nuk e ka respektuar kontratën që ka me këtë komunë, ndërsa është në kundërshtim me  nenin 4 pika 1.5 e kësaj kontrate. Në atë nen thuhet se  “Marrësi i pronës në shfrytëzim obligohet që këta persona të punësohen përmes një komisionit të përbashkët me komunën sipas vendimit të kuvendit komunal 15 Nr.464-34451 datës 30.06.2016”. Këtë gjë nuk e e ka bërë “Oriental Mushrooms”.

Konkursi për vendet e reja të punës është si vijon:

  1. Mbikëqyrës i Fabrikës (1)
  2. Mbikëqyrës i Prodhimit (1)
  3. Mbikëqyrës i Korrjes (1)
  4. Mbikëqyrës i Paketimit (1)
  5. Mbikëqyrës i Depos (1)
  6. Teknik të Laboratorit (2)
  7. Punëtorë të Prodhimit (30)
  8. Punëtorë të korrjes (30)
  9. Punëtorë të Paketimit (30)
  10. Punëtorë të Depos (4)
  11. Mirëmbajtjes të Objektit (2)
  12. Pastrues (2)

Por, që të bëhen pjesë e kësaj fabrike të papunët e Lipjanit duhet t’i plotësojnë disa kushte. Kompania e Behgjet Pacollit, ka treguar se për kandidatët për pozitat 1, 2, 3, 4 dhe 5 duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1. Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose në Fakultetin e Bujqësisë;
2. Së paku 3 vite përvojë pune relevante;
3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
4. Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit.
5. Të jetë i aftë të punojë në ekip.

Kandidatët e interesuar për pozitën 6 duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Diplomë Universitare në Inxhinieri Ushqimore;
2. Së paku 2 vite përvojë punë relevante;
3. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
4. Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit

Kandidatët e interesuar për pozitat 7, 8, 9, 10, 11, 12, duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Diplomë të shkollës së mesme (jo e obliguar);
2. Përvoja e punës relevante e dëshiruar (Jo e obliguar)
3. Të jetë i aftë të punojë në ekip.

Afati i konkurrimit është deri më datën 23.09.2019.

Në lidhje me këtë konkurs Komuna e Lipjanit, përmes një reagimi ka thënë që ky konkurs është tërësisht elektoral sepse kompania në fjalë akoma nuk është pajisur me leje ndërtimore të disa objekteve shtesë, nuk ka pranim teknik të objekteve të ndërtuara dhe nuk ka leje të përdorimit.

“Në mungesë të këtyre leje përkatëse nuk mund të zhvillohet fare aktiviteti investiv por tërësisht ky konkurs është në kuadër të fushatës elektorale të zgjedhjeve të këtij viti”, thuhet ndër të tjera në reagimin ei Komunës së Lipjanit./ Insajderi.com