“Skena të dalldisjes” në një lokal në Irlandë, thyhen rregullat kundër Pandemisë (VIDEO)

Jay Bourke, pronar i restorantit, ka thënë për RTE se nuk ishte “aspak i lumtur” me atë që ka ndodhur.

“Skena të dalldisjes” në një lokal në Irlandë, thyhen rregullat kundër Pandemisë (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë në Irlandë ka dënuar “skenat e dalldisjes”, në një ngjarje në Dublin që janë thyer komplet rregullat e distancës të caktuar për shkak të pandemisë COVID-19, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Pamje nga “Berlin D2” të së shtunës shfaqin një person duke qëndruar sipër të tjerëve dhe duke iu lëshuar pije personave që qëndronin poshtë tij.

Udhëzimet janë që personat duhet të qëndrojnë të ulur në tavolinë në ngjarje të tilla, përveç në raste kur duhet të paguajnë, të largohen ose të shkojnë në tualet.

Jay Bourke, pronar i restorantit, ka thënë për RTE se nuk ishte “aspak i lumtur” me atë që ka ndodhur.

Ministri i Shëndetësisë, Stephen Donnelly, tha se “shumica e njerëzve ne Irlandë kanë sakrifikuar shumë për të ndihmuar që të mos përhapet virusi”.

Ai shtoi se: “Ata kanë treguar solidaritet të madh. Prandaj, njerëzit janë tmerrësisht të indinjuar nga këto pamje”.

“Veprimet e e tilla të moskokëçarëse e disave mund të kenë pasoja të mëdha për të gjithë të tjerët”./Insajderi.com