Skenarët e përfundimit të Dialogut – Flasin analistët

Skenarët e përfundimit të Dialogut – Flasin analistët

Analistët e zhvillimeve politike kanë treguar për rtv21.tv se si presin që të zhvillohet faza e fundit e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

Labinot Greiçevci, drejtor ekzekutiv i Institutit RIDEA thotë se skanari i parë është ruajtja e status quo-së.

“Skenari i parë është vazhdimi i status quo-së. Kjo pastaj reflektohet në dy modalitete. Modaliteti i parë është qasja prit dhe shiko dhe modaliteti i dytë është që të vazhdohet me dialogun teknik dhe politik, por pa një agjendë kohore dhe politike”, tha Greiçevci.

Skenari i dytë i zhvillimeve në dialog, sipas Greiçevcit, është njohja reciproke mes dy shteteve, ose një marrëveshje ndërkombëtare pa njohjen për Kosovën.

Greiçevci përmend edhe skenarin e tretë që sipas tij është korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë që sipas tij më shumë përkrahet nga Beolgradi.

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan parashikon tensione nga fundi i dialogut.

“Do të kemi situatë të tensionume, do të kemi incidente vazhdimisht, sepse vetë procesi është i tillë, i komplikuar dhe në njëfarë forme as Kosova, e as Serbia nuk janë të pëgatitura nga vullneti i mirë për ta përbyllur”, thotë Rashiti.