Skënder Hyseni: I vetmi draft për Ujmanin është studimi i fizibilitetit

Skënder  Hyseni: I vetmi draft për Ujmanin është studimi i fizibilitetit

Koordinatori nacional për dialogun, Skënder Hyseni, ka folur për marrëveshjen ekonomike të nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, njofton Insajderi.

Lidhur me cështjen e shume diskutuar te Ujmanit, Hyseni ka thënë se i vetmi draft për Ujmanin është dakordimi për tu kryer një studim fizibiliteti për Liqenin e Ujmanit nga ana e departamentit amerikan për energji.

“Kjo marrëveshje është bërë me ShBA-në e jo me Serbinë, pra është marrëveshje bilaterale” ka thënë Hyseni për TV Dukagjini.

Hyseni, tutje ka folur për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, ku ai është shprehur se “nuk ka thënë asnjëherë që në këtë takim do të ketë njohje”./Insajderi.com