Skënder Hyseni takohet me PSD-në

Skënder Hyseni takohet me PSD-në

Kryenegocitori i Kosovës për dialog me Serbinë ka takuar sot kryetarin e Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, njofton Insjaderi.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë kreu i PSD-së, Molliqaj, në profilin e tij në Facebook.

Molliqaj mes tjerash ka shtuar se “kanë rënë dakord me z. Hyseni se marrëveshjet e pjesshme nuk janë zgjidhja për Kosovën, dhe se dialogu ka kuptim vetëm me njohje reciproke me Serbinë”

Tutje Molliqaj ka theksuar “rolin jetik që SHBA-të duhet ta kenë në këtë proces dialogu, dhe së gjatë rrugës duhet bërë kujdes që pikat e marrëveshjes potenciale të mos e thellojnë ndarjen etnike brenda Kosovës”.

“Jemi pajtuar që marrëveshjet e pjesshme nuk janë rruga përpara. Kosova shkon në dialog për njohje reciproke. Vazhdimi i procesit nuk ka kuptim nëse nuk e dimë qysh tash se epilogu është njohja e ndërsjellë.

Ne jemi të bindur se një marrëveshje përfundimtare me Serbinë nuk mund të marrë formë dhe garancë zbatimi pa përfshirjen e ShBA-ve në këtë proces. Po ashtu, Kosova duhet të ketë kujdes që aranzhimet e saj në marrëveshje të mos e thellojnë ndarjen etnike që tashmë ekziston me Listën Serbe. Kështu nuk zgjidhet, por përjetësohet problemi”.

Më pas Molliqaj ka kritikuar edhe qasjen e partive tjera politike të cilat dialogut nuk i qasen si të tillë dialogut, por e kalkulojnë për interesa politike./Insajderi.com