Skënder Hyseni takon XX-in në Amerikë

Skënder Hyseni takon XX-in në Amerikë

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme, emri i drejtorit të FBI-së është sekret dhe nuk duhet bërë publik.

Këtë trajtim ia ka bërë kjo ministri nëpërmjet një komunikate për media, me të cilën tregon se ministri Skënder Hyseni gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, ka takuar drejtorin Policisë Federale Amerikane. Por emrin e tij e fsheh duke dhe e mbanë “sekret” duke e koduar me “XX”.

Mirëpo, emri i drejtorit të FBI-së është, James B. Comey dhe gjendet në faqen zyrtare në internet së bashku me fotografinë./ Insajderi.com

FBI