Një vendim i paqartë duke pasur parasysh që në Kinë gradualisht po anulohen të gjitha ngjarjet sportive deri në fund të shkurtit, në mënyrë që të shmanget përhapja e më" />

Ski, anulohen garat kineze për Kupën e Botës, shkak bëhet Coronavirusi

Ski, anulohen garat kineze për Kupën e Botës, shkak bëhet Coronavirusi

Një vendim i paqartë duke pasur parasysh që në Kinë gradualisht po anulohen të gjitha ngjarjet sportive deri në fund të shkurtit, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e virusit që ka vrarë tashmë mbi 130 njerëz.

Federata Ndërkombëtare e Skive ka vendosur të anulojë garat e Kupës së Botës planifikuar për 15 dhe 16 shkurt në Yanqing për shkak të koronavirusit.

Një vendim i paqartë duke pasur parasysh që në Kinë gradualisht po anulohen të gjitha ngjarjet sportive deri në fund të shkurtit, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e virusit që ka vrarë tashmë mbi 130 njerëz.

Kalendari për meshkuj përfshinte një zbritje dhe një super-G dhe një test para-olimpik në funksion të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit 2022. FIS nuk ka komunikuar ende nëse garat do të rikuperohen, duke marrë parasysh që sezoni është gati të hyjë në pjesën e dytë.