Skuadra angleze fton Usain Bolt për provë: E meriton një shans

Skuadra angleze fton Usain Bolt për provë: E meriton një shans

Skuadra e Burton Albion, që këtë sezon do të luajë në Championship të kampionatit anglez, ka vendosur t’i japë një shans kampionit xhamajkan të sprintit Usain Bolt, për t’u provuar te ky klub ditët në vijim.

Lajmin e ka konfirmuar sot vetë presidenti i skuadrës nga Manchesteri, Ben Robinson, që tha: “Unë dhe trajneri Nigel Clough kemi vendosur që t’i ofrojmë Bolt një mundësi për të zhvilluar një test me skuadrën tonë. Ai e bëri të famshëm sportin e atletikës, është i shpejtë dhe ka dëshirë të luajë futboll. Mjafton të shihni Adam Gemili (atlet britanik i stafetës 4×100 metra), që kur ishtë i ri luante futboll”.

Usain Bolt, pasi vendosi të mos garojë më pas Botërorit të atletikës zhvilluar javën e kaluar në Londër, gjithnjë ka shprehur dëshirën e tij për të luajtur futboll me skuadrën e Manchester United, për të cilën bën tifo.

Por ndoshta duke nisur nga një ekip më i vogël, si Albion, ai mund të pushtojë shumë shpejt Manchesterin dhe të luajë për ekipin e zemrës së “djajve të kuq”. Sprinteri xhamajkan nuk ka kthyer përgjigje nëse do ta pranojë ftesën, njofton telesport.

Gjithsesi, Bolt pritet të luajë më 2 shtator në stadiumin “Old Trafford”, në ndeshjen e legjendave të Manchester United dhe Barcelonës.