Skuadra e Atdhe Nuhiut, një hap larg Premier Ligës

Skuadra e Atdhe Nuhiut, një hap larg Premier Ligës

Atdhe Nuhiu ka luajtur 13 minuta lojë në humbjen e skuadrës së tij Sheffield Wednesday ndaj Fulham në kategorinë e dytë angleze, Championship.

Edhe pse humbi me rezultat 2 me 1 ndaj Fulhamit, Wednesday e ka mbyllur stinorin në vendin e katërt në renditje me 81 pikë. Me këtë renditje, skuadra ku aktivizohet sulmuesi i Kosovës Atdhe Nuhiu, do të luajë në plejof për ngjitje në Premier Ligë.

Plejofi i kategorisë së parë angleze do të fillojë javën e ardhshme, derisa vetëm një nga katër skuadra do të mund t’i bashkohet Brightonit dhe Newcastlet për në elitën e futbollit anglez, raporton Insajderi.

Ndeshjen gjysmë-finale të plejofit, skuadra e Atdhe Nuhiut do ta luajë ndaj Huddersfield, e cila ka përfunduar në pozitën e pestë këtë edicion. /Insajderi.com