Skuadra e ligës së tretë e ndal Liverpoolin në FA Kupë [Video]

Skuadra e ligës së tretë e ndal Liverpoolin në FA Kupë [Video]

Liverpooli nuk e ka ruajtur epërsinë e dy golave dhe kësisoj ka barazuar 2:2 në udhëtim te Shrewsbury Town, ndehsje e vlefshme për raundin e katërt të FA Cup.

Curtis Jones (15’) shënoi golin e parë të ndeshjes për epërsinë e Liverpoolit, para se Donald Love (46’) i vendasve të shënonte në portën e gabuar, për 0:2.

Kur mendohej se fitorja do ishte e sigurt për Reds, doli në skenë Jason Cummings (65’ 75’) i cili realizoi dy gola dhe vulosi rezultatin përfundimtar 2:2.

Jurgen Klopp inkuadroi në lojë Mohamed Salah e Roberto Firmino, po as këta dy zëvendësues nuk ia sollën fitoren.

Tashmë do të luhet edhe ndeshja e kthimit në ‘Anfield’, për të përcaktuar se cila skuadër kalon tutje në rrethin e pestë.