Skuadra e Milot Rashicës përfshihet në një skandal të madh

Skuadra e Milot Rashicës përfshihet në një skandal të madh

Skudarat përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të spiunuar kundërshtarin. Në Gjermani sëfundmi kanë përdorur edhe dronin.

Policia ka arrestuar një punonjës të Werder Bremen, i cili kishte lëshuar një dron mbi fushën stërvitore të Hoffenheimit, kundërshtarit të mesjavës.

Ai ndodhej në një distancë 500 metra larg fushës stërvitore, brenda një makine tip ‘Mercedes’. Klubi ndërkohë ka pranur se ka lëshuar një dron, por drejtori sportiv i Werder, Frank Baumann, ka mohuar akuzat se është bërë për të spiunuar kundërshtarin.

“Në Bundesliga është normale të përpiqesh të kuptosh kundërshtarin sa më shumë të kesh mundësi.
Më shumë se një herë kemi hasur edhe ne skuadra të tjera që përpiqen të zbulojnë çdo gjë rreth ekipit tonë”, tha ai.

Ndërkaq, klubi në një komunikatë tha se “Werder Bremeni ka sjellur një dron të martën gjatë stërvitjes së Hoffenheimit, si pasojë e një bisede në mes të CEO-s së Werderit, Frank Baumann dhe kryetrajnerit Florian Kohfeldt dhe punonjësit e departamentit të analizave”.

“Nëse këto ngjarje kanë sjellur pasiguri te Hoffenheimi në fushën e stërvitjes, atëherë kërkojmë falje”.

Werderi i Milot Rashicës aktualisht renditet në pozitën e 10-të në tabelë, derisa Hoffenheimi është tri pozita më lartë.