Skuadra favorite për të nënshkruar me Sanchez

Skuadra favorite për të nënshkruar me Sanchez

Alexis Sanchez përfundimisht do të largohet nga Arseal, pasi ka refuzuar ta vazhdojë kontratën e tij, e cila skadon në fund të këtij sezoni.

Për sulmuesin kilian janë të interesuara disa skuadra, në mesin e të cilave Manchester Ciy, PSG, Bayern Munich dhe Real Madrid.

Por, sipas The Mirror skuadra favorite për të marrë Sanchezin është ajo franceze, PSG.

Ata kanë bërë gati një ofertë për Arsenalin dhe pritet të nënshkruajnë me të gjatë janarit, pasi nuk dëshirojnë të rrezikojnë të presin deri verën e ardhshme.

Sanchez shihet si zëvendësues potencial i Neymar, i cili po flitet se mund të kthehet në La Liga, por kësaj radhe në Real Madrid. /Express/