Skuadrat që mund të dënohen nga FFK

Skuadrat që mund të dënohen nga FFK

Komisioni i Garave i IPKO Superligës në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur së fundmi ka regjistruar ndeshjet me rezultatet e arritura në fushë, ndërsa pas shqyrtimit të raporteve të delegatëve të ndeshjeve, ka iniciuar masa disiplinore ndaj dy klubeve dhe disa zyrtarëve.

Klubi i Flamurtarit është futur në procedurë për shkak se nuk e ka organizuar ndeshjes si duhet, duke lejuar futjen e personave të paautorizuar në tribuna.

Ballkani që ishte mysafir në këtë ndeshje është futur në procedurë dhe mund të dënohet, pasi një zyrtar i tyre ka thyer një xham në zhveshtore.

Kryetarit i KF Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, janë në procedurë sipas FFK-së për akuza, shpifje dhe ofendime të rënda të organeve dhe personat zyrtar të FFK-së.

Nga Llapi në procedurë janë edhe sekretari, Muhamet Rexhepi dhe përfaqësuesi zyrtar, Bajram Bejtullahu për fyerje të rënda të zyrtarëve të ndeshjes (Llapi – Drenica).

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së.

/Insajderi.com/