Arti në hapësira publike për të është komunikim mes ambientit, hapësirës, njerëzve, ndërmjet atyre që u bën dhe s’u bën për të. 

Skulptura që betonon jetën e vdekjen

Skulptura që betonon jetën e vdekjen

Arti në hapësira publike për të është komunikim mes ambientit, hapësirës, njerëzve, ndërmjet atyre që u bën dhe s’u bën për të. 

E një filozofi e tillë artisten Doruntina Kastrati e ka ndjekur edhe në një projekt në Athinë, ku kishte qëndruar gjatë dy muajve të fundit të vitit që lamë pas. Atje ka bërë një hulumtim mbi artin në hapësirat publike, që thotë se i intereson jashtëzakonisht shumë, pasi është kundër asaj që arti të jetë vetëm brenda katër mureve, shkruan sot Koha Ditore.

“Paj është banale të mendohet që arti duhet të jetë vetëm brenda mureve, hapësirave të mbyllura. Nuk është se unë duhet të prek vetëm disa njerëz selektivë që vijnë, marrin një shampanjë në dorë dhe sillen, nuk është kjo, por është përtej kësaj”, shprehet Kastrati, gjersa fillon të shpalosë detajet për sfidat gjatë realizimit të projektit në Greqi.

Përveç saj, pjesë e atij projekti ishin edhe pesë artistë të huaj, përfshirë dy grekë, një nga Gjermania, Franca dhe Anglia. Rikthimi i një zone që dikur ka qenë e industrializuar, me rëndësi të madhe për vendin e kohën, e cila për shkak të politikave të vendit është deindustrializuar dhe e ka humbur funksionin plotësisht apo pjesërisht, ishte tema të cilën këta artistë duhej ta trajtonin…