Sipas SkySport Italia, Shqipëria dëshiron ta zëvendësojë trajnerin Gianni De Biasi me një tjetër italian – Giancarlo Camolese.
De Biasi udhëhoqi kuqezinjtë drejt suksesit më të madh, që ishte pjesëmarrja në Euro 2016, por që u largua javën e shkuar.
Gara për zëvendësuesin e tij po shkon drejt fundit dhe, sipas mediave italiane, në krye të kombëtares kuqezi do të jetë një tjetër italian.
Raportohet se Camolese ka pasur takim me zyrtarët e FSHF-së sot për të diskutuar lidhur me kontratën.
56-vjeçari ka nisur karrierën si trajner te Torino, më pas ishte te Reggina, Vicenza, Livorno, Pro Vercelli dhe së fundmi te Chiasso në Zvicër.