SKY SPORTS: Morata lojtar i Juventus

SKY SPORTS: Morata lojtar i Juventus

Alvaro Morata, ëstë shumë afër për të bërë një rikthim senzacional tek ish ekipi i tij, Juventus, raporton Sky Sports, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre burimeve, Atletico Madrid, ka pranuar një ofertë nga Juventus, për sulmuesin Alvaro Morata.

Nëntë milion euro për huazimin e tij si dhe 45 milion të tjera pë të blerë kartonin e tij në sezonin e arshshëm, është oferta që Juve e ka dërguar tek klubi spanjoll.

Burime të njëjta, konfirmojnë se Alvaro Morata, nesër do të udhëtojë në Torino, për të përfunduar testet mjekësore tek klubi italian.

Atletico Madrid, ka filluar procedurat e zëvendësimit të tij me sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez, i cili pritet të kalojë tek kryeqyteti spanjoll me parametra zero./Insajderi.com.