Sllovakia kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Sllovakia kundër krijimit të Ushtrisë së Kosovës

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini ka deklaruar se Sllovakia kundërshton në mënyrë “eksplicite” transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në forcë të armatosur.

Në një konferencë shtypi pas takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, në Bratislavë të martën, Pellegrini “theksoi se vendi i tij vazhdon të mbështesë fuqimisht integritetin territorial të Serbisë dhe nuk po ndryshon qëndrimin e tij mbi pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës,” raporton Tanjug, përcjell Klan Kosova.

E para e Qeverisë serbe e ka falënderuar atë për përkrahjen afatgjate lidhur me Kosovën.

“Për ne kjo është një çështje shumë emotive. Populli serb nuk do t’ia harrojë popullit sllovak këtë parim dhe kështu i ndihmohet Serbisë të kemi dialog me Kosovën rreth normalizimit potencial të marrëdhënieve”, ka thënë Bërnabiq