Sllovenia mirëpret liberalizimin e vizave për Kosovën

Sllovenia mirëpret liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka vlerësuar vendimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave duke e quajtur një hap pozitiv të Evropës dhe Kosovës drejt integrimit evropian.

Sipas ministrit të jashtëm slloven Karl Erjavec, rekomandimi pozitiv i Komisionit Evropian është një hap i rëndësishëm në proces integrues të, cilin Sllovenia thuhet se e ka mbështetur që nga fillimi.

“Kosova kështu është bërë bendi i fundit në rajon qytetarët e të cilit mund të udhëtojnë në BE pa viza”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë, transmeton Agjencia sllovene STA.

Komisioni rekomandoi të mërkurën Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, propozimin për liberalizmin të vizave për kosovarë të cilët me pasaporta biometrike do të kenë mundësi të udhëtojnë në zonën Shengen pa vizë për 90 ditë./Insajderi.com