Sllovenia nuk ka pësuar asnjë gol këtë vit, Kosova shpreson t’i shënojë

Sllovenia nuk ka pësuar asnjë gol këtë vit, Kosova shpreson t’i shënojë

Viti 2020, ka qenë një vit i frytshëm sa i përket mbrojtjes së Sllovenisë, pasi ata kanë pas një vit të suksesshëm, duke mos pranuar asnjë gol në këtë vit në të gjitha garat, njofton Insajderi.

Në tre përballjet e fundit të Sllovenëve, ata nuk kanë pësuar asnjë gol duke fituar dy herë 1-0 dhe duke arritur një barazim 0-0 me Greqinë.

Normalisht, pjesën më të madhe të punës në këtë sukses e ka portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, i cili llogaritet një nga tre portierët më të mirë në botë.

Tre ndeshjet e fundit të Sllovenisë, ishin ndaj Letonisë, Moldavisë dhe Greqisë dhe e ka menaxhuar të mos pranojë asnjë gol

Sulmi i përfaqësuese së Kosovës, njihet si reparti më i mirë brenda ekipit, por mungesa e Muriqit, nuk do t’i bëjë nderë Challandes, në misionin për të mposhtur Slloveninë./Insajderi.com.