Smalling rezervon fluturim privat për të shkuar në Romë

Smalling rezervon fluturim privat për të shkuar në Romë

Mbrojtësi anglez, Chris Smalling, raportohet se ka rezervuar një fluturim privat, për të kompletuar kalimin e tij te Roma gjatë ditës së sotme, që është edhe dita e fundit e merkatos verore, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane “Corriere Dello Sport”, anglezi po përgaditet të rikthehet te Roma, pasi sezonin e fundit luajti si i huazuar nga Manchester United. Ndërsa, nga ana tjetër, po pret për lajme pas negociatave mes Romës dhe Manchester United.

Roma thuhet se ka ofruar 15 milionë euro plus disa bonuse për kartonin e Smalling, ndërsa më në fund është dorëzuar edhe tekniku norvegjez i ekipit anglez.

Agjenti i Smalling, Fatherstone raportohet se ka mbërritur në Romë këtë mëngjes për të mbyllur operacionin sa më shpejt, pasi sot është dita e fundit e merkatos.

Për Smalling, në Itali ishin interesuar edhe Inter, mirëpo mbrojtësi anglez dëshironte vetëm rikthimin te Roma, ku luajti 30 ndeshje sezonin e kaluar. /Insajderi.com