Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Chris Smalling është afër transferimit te gjiganti italian, Roma.
Sky Sport Italia raporton se Giallorossët kanë arritur marrëveshje prej 3 milionë euro me Unitedin për ta huazuar mbrojtësin anglez.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se në këtë marrëveshje nuk është e përfshirë opsioni për blerjen e kartonit të tij, derisa së shpejti pritet që Smallingu të udhëtojë në Romë për teste mjekësore.
29 vjeçari ishte bashkuar me Unitedin në vitin 2010 nga Fulhami, me të cilën ka bërë mbi 300 paraqitje ku ka arritur të fitojë dy herë Premier Ligën, dy kupa dhe një Ligë të Evropës.